Sahihu i Buhariut — Hadithi 539

Kohët e namazit · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhaxhir Ebu Haseni, i çrobëruari i Benu Tejmullahut, e ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Ebu Dherr Gifariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Me Pejgamberin ﷺ qemë në një rrugëtim. Myezini deshi ta thërrasë ezanin për namazin e drekës, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Prit, derisa të freskohet.” Sërish, kur deshi ta thërrasë ezanin, ai i tha: “Prit, derisa të freskohet.” Kur arritëm të shohim hijen e kodrinave, Pejgamberi ﷺ tha: “Nxehtësia e tepërt është pjesë e afshit të Xhehenemit. Andaj, kur nxehtësia arrin kulmin e saj, shtyjeni namazin (pak), derisa të freskohet.” Ibn Abasi (duke komentuar ajetin 48 të sures Nahl) për fjalën تتفيأ tetefejeu, ka thënë: “Pra, hija lakohet anash.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا مُهَاجِرٌ أَبُو الْحَسَنِ، مَوْلًى لِبَنِي تَيْمِ اللَّهِ قَالَ: سَمِعْتُ زَيْدَ بْنَ وَهْبٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ الْغِفَارِيِّ قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ، فَأَرَادَ الْمُؤَذِّنُ أَنْ يُؤَذِّنَ لِلظُّهْرِ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَبْرِدْ". ثُمَّ أَرَادَ أَنْ يُؤَذِّنَ فَقَالَ لَهُ: "أَبْرِدْ". حَتَّى رَأَيْنَا فَىْءَ التُّلُولِ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ شِدَّةَ الْحَرِّ مِنْ فَيْحِِ جَهَنَّمَ، فَإِذَا اشْتَدَّ الْحَرُّ فَأَبْرِدُوا بِالصَّلاَةِ". وَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما: تَتَفَيَّأُ تَتَمَيَّلُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/539