Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Katadja, e ky nga Enesi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë: “Besimtari që e lexon Kuranin i shëmbëllen qitros: aromën e ka të mirë, por edhe shijen e ka të mirë; ndërsa shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen hurmës: ndonëse nuk ka aromë, shijen e ka të ëmbël. Ndërkaq, shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur; e hipokriti që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen kungullit të egër : aromë nuk ka fare, ndërsa shijen e ka të hidhët.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ، عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَثَلُ الْمُؤْمِنِ الَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ الأُتْرُجَّةِ، رِيحُهَا طَيِّبٌ وَطَعْمُهَا طَيِّبٌ، وَمَثَلُ الْمُؤْمِنِ الَّذِي لاَ يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ التَّمْرَةِ لاَ رِيحَ لَهَا وَطَعْمُهَا حُلْوٌ. وَمَثَلُ الْمُنَافِقِ الَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ مَثَلُ الرَّيْحَانَةِ، رِيحُهَا طَيِّبٌ وَطَعْمُهَا مُرٌّ، وَمَثَلُ الْمُنَافِقِ الَّذِي لاَ يَقْرَأُ الْقُرْآنَ كَمَثَلِ الْحَنْظَلَةِ، لَيْسَ لَهَا رِيحٌ وَطَعْمُهَا مُرٌّ".