Sahihu i Buhariut — Hadithi 5427

30. Nënkapitulli: Ushqimi

5427. Nga: Ebu Musa Eshariu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Katadja, e ky nga Enesi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë: “Besimtari që e lexon Kuranin i shëmbëllen qitros: aromën e ka të mirë, por edhe shijen e ka të mirë; ndërsa shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen hurmës: ndonëse nuk ka aromë, shijen e ka të ëmbël.
Ndërkaq, shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur; e hipokriti që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen kungullit të egër
: aromë nuk ka fare, ndërsa shijen e ka të hidhët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5427

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?