Sahihu i Buhariut — Hadithi 5446

Ushqimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Xhebele ibn Suhejmi tregon: “Njëherë, në vitin që na kaploi skamja, ishim me Abdullah Ibn Zubejrin, i cili po na furnizonte me hurma. Teksa po hanim, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi pranë nesh dhe na tha: “Mos i merrni nga dy përnjëherësh, sepse Pejgamberi ﷺ ka ndaluar marrjen e dy a më shumë hurmave përnjëherësh. Pastaj shtoi: “Përveç nëse i kërkon leje vëllait të tij (që ha nga po e njëjta enë).” Shuëbe ka thënë: “Kërkimi i lejes është fjalë e vetë Ibn Omerit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا جَبَلَةُ بْنُ سُحَيْمٍ قَالَ: أَصَابَنَا عَامُ سَنَةٍ مَعَ ابْنِ الزُّبَيْرِ فَرَزَقَنَا تَمْرًا، فَكَانَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ يَمُرُّ بِنَا - وَنَحْنُ نَأْكُلُ - وَيَقُولُ: لاَ تُقَارِنُوا فَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَى عَنِ الْقِرَانِ. ثُمَّ يَقُولُ: إِلاَّ أَنْ يَسْتَأْذِنَ الرَّجُلُ أَخَاهُ. قَالَ شُعْبَةُ: الإِذْنُ مِنْ قَوْلِ ابْنِ عُمَرَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5446