Sahihu i Buhariut — Hadithi 5446

44. Nënkapitulli: Ngrënia e hurmave dy nga dy

5446. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Xhebele ibn Suhejmi tregon: “Njëherë, në vitin që na kaploi skamja, ishim me Abdullah Ibn Zubejrin, i cili po na furnizonte me hurma. Teksa po hanim, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi pranë nesh dhe na tha: “Mos i merrni nga dy përnjëherësh, sepse Pejgamberi ﷺ ka ndaluar marrjen e dy a më shumë hurmave përnjëherësh. Pastaj shtoi: “Përveç nëse i kërkon leje vëllait të tij (që ha nga po e njëjta enë).”

Shuëbe ka thënë: “Kërkimi i lejes është fjalë e vetë Ibn Omerit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5446

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?