Sahihu i Buhariut — Hadithi 5476

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdullah ibn Ebu Seferi, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për gjahun e goditur me hu, e në atë rast ai më tha: - “Atë gjah që e ke goditur me majën e tij, haje, kurse ai, të cilin e ke goditur me trupin e hurit, llogaritet ngordhësirë, andaj mos e ha!” - Po kur ta lëshoj qenin tim? - “Kur ta kesh lëshuar qenin dhe të kesh thënë “bismilah”, atëherë haje!” - Po nëse ai ka ngrënë nga preja? - e pyeta. - “Mos e ha, sepse ai nuk ka gjuajtur për ty, por ka gjuajtur për vete.” - Po nëse e lëshoj qenin tim e bashkë me të gjej një qen tjetër? - “Mos ha, sepse ti ke thënë “bismilah” për qenin tënd, e jo për ndonjë tjetër”, - m'u përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي السَّفَرِ، عَنِ الشَّعْبِيِّ قَالَ: سَمِعْتُ عَدِيَّ بْنَ حَاتِمٍ - رضى الله عنه - قَالَ: سَأَلْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْمِعْرَاضِ فَقَالَ: "إِذَا أَصَبْتَ بِحَدِّهِ فَكُلْ، فَإِذَا أَصَابَ بِعَرْضِهِ فَقَتَلَ فَإِنَّهُ وَقِيذٌ، فَلاَ تَأْكُلْ". فَقُلْتُ: أُرْسِلُ كَلْبِي؟ قَالَ: "إِذَا أَرْسَلْتَ كَلْبَكَ وَسَمَّيْتَ، فَكُلْ". قُلْتُ: فَإِنْ أَكَلَ؟ قَالَ: "فَلاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّهُ لَمْ يُمْسِكْ عَلَيْكَ، إِنَّمَا أَمْسَكَ عَلَى نَفْسِهِ". قُلْتُ: أُرْسِلُ كَلْبِي فَأَجِدُ مَعَهُ كَلْبًا آخَرَ؟ قَالَ: "لاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّكَ إِنَّمَا سَمَّيْتَ عَلَى كَلْبِكَ، وَلَمْ تُسَمِّ عَلَى آخَرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5476