Sahihu i Buhariut — Hadithi 5502

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Kab ibn Malik Ensariu

Shqip

Musai na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu, e ky nga një burrë prej fisit benu seleme se Abdullahu tregon se një robëreshë e Kab ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ruante bagëtitë e tij në kodrinën e quajtur Selë, përskaj tregut. Ndërkohë, një dele u rrëzua dhe u plagos, sakaq ajo theu një rrasë guri dhe e theri delen me të. Kur e njoftuan Pejgamberin ﷺ, urdhëroi që ta hanin.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ رَجُلٍ، مِنْ بَنِي سَلِمَةَ: أَخْبَرَ عَبْدَ اللَّهِ: أَنَّ جَارِيَةً لِكَعْبِ بْنِ مَالِكٍ تَرْعَى غَنَمًا لَهُ بِالْجُبَيْلِ الَّذِي بِالسُّوقِ وَهُوَ بِسَلْعٍ، فَأُصِيبَتْ شَاةٌ، فَكَسَرَتْ حَجَرًا فَذَبَحَتْهَا، فَذَكَرُوا لِلنَّبِيِّ ﷺ فَأَمَرَهُمْ بِأَكْلِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5502