Sahihu i Buhariut — Hadithi 5502

18. Nënkapitulli: Çfarëdo që e derdh gjakun, si: kallami, rrasa a metali

5502. Nga: Kab ibn Malik Ensariu

Musai na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu, e ky nga një burrë prej fisit benu seleme se Abdullahu tregon se një robëreshë e Kab ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ruante bagëtitë e tij në kodrinën e quajtur Selë, përskaj tregut. Ndërkohë, një dele u rrëzua dhe u plagos, sakaq ajo theu një rrasë guri dhe e theri delen me të. Kur e njoftuan Pejgamberin ﷺ, urdhëroi që ta hanin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5502

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?