Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Seleme, e ky nga Ebu Xhuhajfe se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Burde e theri kurbanin para namazit të Bajramit, andaj Pejgamberi ﷺ i tha: “Ther një tjetër në vend të saj.” - Nuk posedoj, përveçse një kec, i cili, në fakt, është më i mirë sesa një dhi njëvjeçe, - tha ai. - “There atë, në vend të së parës, por kjo nuk i lejohet askujt pas teje!” - tha Pejgamberi ﷺ. Hatim ibn Verdani transmeton nga Ejubi, e ky nga Muhamedi, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ, dhe thotë: “... kec më të vogël se njëvjeçar.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي جُحَيْفَةَ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: ذَبَحَ أَبُو بُرْدَةَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "أَبْدِلْهَا". قَالَ: لَيْسَ عِنْدِي إِلاَّ جَذَعَةٌ. قَالَ شُعْبَةُ: وَأَحْسِبُهُ قَالَ: هِيَ خَيْرٌ مِنْ مُسِنَّةٍ. قَالَ: "اجْعَلْهَا مَكَانَهَا، وَلَنْ تَجْزِيَ عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ". وَقَالَ حَاتِمُ بْنُ وَرْدَانَ عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَنَسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ وَقَالَ: عَنَاقٌ جَذَعَةٌ.