Sahihu i Buhariut — Hadithi 5621

Pijet · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani nga Seid ibn Harithi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ së bashku me një shok të tijin hynë te një ensar. Pejgamberi ﷺ dhe shoku i tij i dhanë selam, e ai ua ktheu selamin dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë!” Sehli vazhdoi: “Ishte shumë vapë, ndërsa burri në fjalë po e drejtonte ujin nëpër kopshtin e tij. Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse ke ujë që ka qëndruar natën në kacek (na sill enë të pimë) , ose po pimë me gojë direkt prej pusit.” Teksa vazhdonte ta drejtonte ujin nëpër kopsht, tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam ujë që ka qëndruar natën në kacek.” Ai shkoi te tenda, hodhi ujë në enë, pastaj moli delen në të. Kështu, Pejgamberi ﷺ piu, pastaj ai prapë e mbushi dhe piu burri që ishte me të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا فُلَيْحُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ عَلَى رَجُلٍ مِنَ الأَنْصَارِ وَمَعَهُ صَاحِبٌ لَهُ، فَسَلَّمَ النَّبِيُّ ﷺ وَصَاحِبُهُ، فَرَدَّ الرَّجُلُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي. وَهِيَ سَاعَةٌ حَارَّةٌ، وَهُوَ يُحَوِّلُ فِي حَائِطٍ لَهُ - يَعْنِي الْمَاءَ - فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنْ كَانَ عِنْدَكَ مَاءٌ بَاتَ فِي شَنَّةٍ وَإِلاَّ كَرَعْنَا". وَالرَّجُلُ يُحَوِّلُ الْمَاءَ فِي حَائِطٍ فَقَالَ الرَّجُلُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، عِنْدِي مَاءٌ بَاتَ فِي شَنَّةٍ. فَانْطَلَقَ إِلَى الْعَرِيشِ فَسَكَبَ فِي قَدَحٍ مَاءً، ثُمَّ حَلَبَ عَلَيْهِ مِنْ دَاجِنٍ لَهُ، فَشَرِبَ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ أَعَادَ، فَشَرِبَ الرَّجُلُ الَّذِي جَاءَ مَعَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5621