Hasen ibn Mudriku na ka thënë: Më ka treguar Jahja ibn Hamadi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Avane se Asim Ahveli tregon: “E kam parë tasin e Pejgamberit ﷺ tek Enes ibn Maliku, i cili ishte çarë, andaj ai e kishte riparuar me ca copëza argjendi. Ishte tas i mirë dhe i gjerë prej druri.” Asimi tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Me këtë tas i kam shërbyer ujë të Dërguarit të Allahut ﷺ shumë herë.” Ibn Sirini tregon: “Tasi kishte një unazë prej hekuri, të cilin Enesi deshi ta zëvendësojë me një prej ari ose argjendi, por Ebu Talhai i tha: “Mos e ndrysho atë që e ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Andaj, Enesi e la ashtu.”
حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ مُدْرِكٍ قَالَ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ حَمَّادٍ: أَخْبَرَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ عَاصِمٍ الأَحْوَلِ قَالَ: رَأَيْتُ قَدَحَ النَّبِيِّ ﷺ عِنْدَ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، وَكَانَ قَدِ انْصَدَعَ فَسَلْسَلَهُ بِفِضَّةٍ قَالَ: وَهُوَ قَدَحٌ جَيِّدٌ عَرِيضٌ مِنْ نُضَارٍ. قَالَ: قَالَ أَنَسٌ: لَقَدْ سَقَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي هَذَا الْقَدَحِ أَكْثَرَ مِنْ كَذَا وَكَذَا. قَالَ: وَقَالَ ابْنُ سِيرِينَ: إِنَّهُ كَانَ فِيهِ حَلْقَةٌ مِنْ حَدِيدٍ فَأَرَادَ أَنَسٌ أَنْ يَجْعَلَ مَكَانَهَا حَلْقَةً مِنْ ذَهَبٍ أَوْ فِضَّةٍ فَقَالَ لَهُ أَبُو طَلْحَةَ: لاَ تُغَيِّرَنَّ شَيْئًا صَنَعَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. فَتَرَكَهُ.