Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Ameshi, e këtij i ka treguar Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ, na zuri koha e ikindisë, ndërkaq me vete nuk kishim ujë, përveçse pak sa kishte mbetur. Kështu, e vunë në një enë dhe ia sollën Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai e futi dorën në të, i hapi gishtërinjtë dhe tha: “Ejani, o ju që jeni për abdes! Bereqeti është prej Allahut.” Unë e pashë ujin duke shpërthyer mes gishtave të tij, ndërkaq njerëzit morën abdes dhe pinë. Unë nuk ndalesha duke pirë prej tij, prej nga dhe e kuptova se ishte i bereqetshëm.” Transmetuesi tha: “E pyeta Xhabirin: “Sa veta ishit?” - Një mijë e katërqind, - tha Xhabiri. Transmetimin e Salim ibn Ebu Xhadit e fuqizon Amri nga Xhabiri. Husajni transmeton nga Amër ibn Murra dhe Salimi, e këta nga Xhabiri (se ka thënë): “Një mijë e pesëqind. Po ashtu transmetimin e Salim ibn Ebu Xhadit e fuqizon Seid ibn Musejebi nga Xhabiri.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ قَالَ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ أَبِي الْجَعْدِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - هَذَا الْحَدِيثَ قَالَ: قَدْ رَأَيْتُنِي مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَقَدْ حَضَرَتِ الْعَصْرُ وَلَيْسَ مَعَنَا مَاءٌ غَيْرَ فَضْلَةٍ فَجُعِلَ فِي إِنَاءٍ، فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِهِ فَأَدْخَلَ يَدَهُ فِيهِ وَفَرَّجَ أَصَابِعَهُ ثُمَّ قَالَ: "حَىَّ عَلَى أَهْلِ الْوُضُوءِ، الْبَرَكَةُ مِنَ اللَّهِ". فَلَقَدْ رَأَيْتُ الْمَاءَ يَتَفَجَّرُ مِنْ بَيْنِ أَصَابِعِهِ، فَتَوَضَّأَ النَّاسُ وَشَرِبُوا، فَجَعَلْتُ لاَ آلُو مَا جَعَلْتُ فِي بَطْنِي مِنْهُ، فَعَلِمْتُ أَنَّهُ بَرَكَةٌ. قُلْتُ لِجَابِرٍ: كَمْ كُنْتُمْ يَوْمَئِذٍ؟ قَالَ: أَلْفًا وَأَرْبَعَمِائَةٍ. تَابَعَهُ عَمْرٌو عَنْ جَابِرٍ. وَقَالَ حُصَيْنٌ وَعَمْرُو بْنُ مُرَّةَ عَنْ سَالِمٍ عَنْ جَابِرٍ: خَمْسَ عَشْرَةَ مِائَةً. وَتَابَعَهُ سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ عَنْ جَابِرٍ.