Sahihu i Buhariut — Hadithi 5643

Sëmundjet · Transmetuesi: Kab ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Sufjani, e ky nga Sadi, e ky nga Abdullahu, i biri i Kabit, se babai i tij Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari i shëmbëllen bimës së njomë: nganjëherë era e lakon atë, nganjëherë e drejton. Ndërkaq, hipokriti i shëmbëllen bredhit: qëndron i palakuar, por, kur shkulet, shkulet përnjëherësh.” Zekerija ka thënë: “Më ka treguar Sadi, e këtij i ka treguar i biri i Kabit nga babai i tij Kabi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ سَعْدٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَعْبٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَثَلُ الْمُؤْمِنِ كَالْخَامَةِ مِنَ الزَّرْعِ تُفَيِّئُهَا الرِّيحُ مَرَّةً، وَتَعْدِلُهَا مَرَّةً، وَمَثَلُ الْمُنَافِقِ كَالأَرْزَةِ لاَ تَزَالُ حَتَّى يَكُونَ انْجِعَافُهَا مَرَّةً وَاحِدَةً". وَقَالَ زَكَرِيَّا: حَدَّثَنِي سَعْدٌ: حَدَّثَنَا ابْنُ كَعْبٍ، عَنْ أَبِيهِ كَعْبٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5643