Sahihu i Buhariut — Hadithi 5662

Sëmundjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te një person për ta vizituar dhe i tha: “La bes, tahur inshallah (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu) ! ” Ai ia ktheu: “Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ خَالِدٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ دَخَلَ عَلَى رَجُلٍ يَعُودُهُ فَقَالَ ﷺ: "لاَ بَأْسَ، طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ". فَقَالَ: كَلاَّ بَلْ حُمَّى تَفُورُ عَلَى شَيْخٍ كَبِيرٍ كَيْمَا تُزِيرَهُ الْقُبُورَ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "فَنَعَمْ، إِذًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5662