Sahihu i Buhariut — Hadithi 5662
14. Nënkapitulli: Çfarë i thuhet të sëmurit dhe me çfarë duhet përgjigjur?
5662. Nga: Abdullah ibn Abasi
Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te një person për ta vizituar dhe i tha: “La bes, tahur inshallah (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu)!”
Ai ia ktheu: “Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!”