Sahihu i Buhariut — Hadithi 5712

Mjekësia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ lëngonte nga sëmundja, i dhamë ilaç, megjithëse ai na bënte me shenjë të mos i jepnim! Ne thoshim: “ Është reagimi i të sëmurit nga antipatia prej ilaçit.” Por, kur u përmend, na tha: “A nuk ju ndaloja të më jepnit ilaç?!” I thamë: “ Mendonim se ishte reagim i të sëmurit nga antipatia për ilaçet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Askush në shtëpi të mos mbesë pa marrë ilaç, - para syve të mi, - përveç Abasit, se ai nuk ishte i pranishëm!”

Arabisht

قَالَ: وَقَالَتْ عَائِشَةُ: لَدَدْنَاهُ فِي مَرَضِهِ، فَجَعَلَ يُشِيرُ إِلَيْنَا، أَنْ لاَ تَلُدُّونِي. فَقُلْنَا: كَرَاهِيَةُ الْمَرِيضِ لِلدَّوَاءِ. فَلَمَّا أَفَاقَ قَالَ: "أَلَمْ أَنْهَكُمْ أَنْ تَلُدُّونِي؟" قُلْنَا: كَرَاهِيَةَ الْمَرِيضِ لِلدَّوَاءِ. فَقَالَ: "لاَ يَبْقَى فِي الْبَيْتِ أَحَدٌ إِلاَّ لُدَّ ـ وَأَنَا أَنْظُرُ - إِلاَّ الْعَبَّاسَ فَإِنَّهُ لَمْ يَشْهَدْكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5712