Sahihu i Buhariut — Hadithi 5712
21. Nënkapitulli: Dhënia e ilaçit me imponim (ledudi)
.
5712. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ lëngonte nga sëmundja, i dhamë ilaç, megjithëse ai na bënte me shenjë të mos i jepnim! Ne thoshim: “Është reagimi i të sëmurit nga antipatia prej ilaçit.” Por, kur u përmend, na tha: “A nuk ju ndaloja të më jepnit ilaç?!” I thamë: “Mendonim se ishte reagim i të sëmurit nga antipatia për ilaçet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Askush në shtëpi të mos mbesë pa marrë ilaç, - para syve të mi, - përveç Abasit, se ai nuk ishte i pranishëm!”