Sahihu i Buhariut — Hadithi 5713

Mjekësia · Transmetuesi: Umu Kajs bint Mihsani

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu se Umu Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Hyra tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë timin, të cilit, paraprakisht, ia shrydha bajamet me gishtërinj, për shkak të ënjtjes. Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “Pse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kistin indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje: për plevitin dhe për trajtimin e pezmatimit të fytit përmes thithjes së tij. Sufjani tregon: “E kam dëgjuar Zuhriun të thotë: “Na i ka sqaruar vetëm dy prej tyre, kurse pesë të tjerat nuk na i ka sqaruar.” I thashë Sufjanit: “Mameri e ka përdorur shprehjen: ia shtrydha ato (bajamet), dhe ka thënë se nuk mbaj në mend të ketë përdorur shprehje tjetër, e kam mësuar përmendsh nga goja e Zuhriut. Ndërkohë Sufjani e pati përshkruar djaloshin se si i është shtrydhur bajamja me gisht, e në atë rast Sufjani e futi gishin e tij në fyt, duke shpjeguar se çfarë është për qëllim.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ أُمِّ قَيْسٍ قَالَتْ: دَخَلْتُ بِابْنٍ لِي عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَقَدْ أَعْلَقْتُ عَلَيْهِ مِنَ الْعُذْرَةِ فَقَالَ: "عَلَى مَا تَدْغَرْنَ أَوْلاَدَكُنَّ بِهَذَا الْعِلاَقِ؟ عَلَيْكُنَّ بِهَذَا الْعُودِ الْهِنْدِيِّ، فَإِنَّ فِيهِ سَبْعَةَ أَشْفِيَةٍ: مِنْهَا ذَاتُ الْجَنْبِ يُسْعَطُ مِنَ الْعُذْرَةِ، وَيُلَدُّ مِنْ ذَاتِ الْجَنْبِ". فَسَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ يَقُولُ: بَيَّنَ لَنَا اثْنَيْنِ وَلَمْ يُبَيِّنْ لَنَا خَمْسَةً. قُلْتُ لِسُفْيَانَ: فَإِنَّ مَعْمَرًا يَقُولُ: أَعْلَقْتُ عَلَيْهِ. قَالَ: لَمْ يَحْفَظْ أَعْلَقْتُ عَنْهُ، حَفِظْتُهُ مِنْ فِي الزُّهْرِيِّ. وَوَصَفَ سُفْيَانُ الْغُلاَمَ يُحَنَّكُ بِالإِصْبَعِ وَأَدْخَلَ سُفْيَانُ فِي حَنَكِهِ، إِنَّمَا يَعْنِي رَفْعَ حَنَكِهِ بِإِصْبَعِهِ، وَلَمْ يَقُلْ: أَعْلِقُوا عَنْهُ شَيْئًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5713