Sahihu i Buhariut — Hadithi 5717

Mjekësia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe të tjerë se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri 1 . Nuk ka safer dhe nuk ka ogurzezë nga kukuvajka!” Ndërkohë, një beduin e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! E si ndodh atëherë që, devetë e mia, teksa janë duke ecur nëpër rërë sikur të ishin antilopë , vijnë disa deve të zgjebosura, futen midis tyre dhe ua bartin zgjebën të tjerave?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po tek e para kush e kaloi sëmundjen?” Këtë e ka transmetuar edhe Zuhriu nga Ebu Seleme dhe Sinan ibn Sinani.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، [قَالَ]: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَغَيْرُهُ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لاَ عَدْوَى وَلاَ صَفَرَ وَلاَ هَامَةَ". فَقَالَ أَعْرَابِيٌّ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَمَا بَالُ إِبِلِي تَكُونُ فِي الرَّمْلِ كَأَنَّهَا الظِّبَاءُ فَيَأْتِي الْبَعِيرُ الأَجْرَبُ فَيَدْخُلُ بَيْنَهَا فَيُجْرِبُهَا. فَقَالَ: "فَمَنْ أَعْدَى الأَوَّلَ؟" رَوَاهُ الزُّهْرِيُّ عَنْ أَبِي سَلَمَةَ وَسِنَانِ بْنِ أَبِي سِنَانٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5717