Sahihu i Buhariut — Hadithi 5717

25. Nënkapitulli: Saferi, sëmundja që prek barkun, është besëtytni

,

5717. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe të tjerë se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri1. Nuk ka safer dhe nuk ka ogurzezë nga kukuvajka!” Ndërkohë, një beduin e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! E si ndodh atëherë që, devetë e mia, teksa janë duke ecur nëpër rërë sikur të ishin antilopë, vijnë disa deve të zgjebosura, futen midis tyre dhe ua bartin zgjebën të tjerave?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po tek e para kush e kaloi sëmundjen?”

Këtë e ka transmetuar edhe Zuhriu nga Ebu Seleme dhe Sinan ibn Sinani.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5717

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?