Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth murtajës, e në atë rast ai iu përgjigj: “Ajo ka qenë një lloj dënimi i Allahut, të cilin e çonte mbi këdo që dëshironte, porse për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nëse një rob i Allahut vazhdon të qëndrojë në vendin e tij ku ka rënë murtaja, duke e ditur se s'ka mundësi ta godasë diçka tjetër pos asaj që Allahu e ka caktuar për të, do të shpërblehet sikurse shehidi.” Transmetimin e Habanit e fuqizion Nadri nga Davudi.
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا حَبَّانُ: حَدَّثَنَا دَاوُدُ بْنُ أَبِي الْفُرَاتِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بُرَيْدَةَ، عَنْ يَحْيَى بْنِ يَعْمَرَ، عَنْ عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهَا أَخْبَرَتْنَا أَنَّهَا سَأَلَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ الطَّاعُونِ فَأَخْبَرَهَا نَبِيُّ اللَّهِ ﷺ: "أَنَّهُ كَانَ عَذَابًا يَبْعَثُهُ اللَّهُ عَلَى مَنْ يَشَاءُ، فَجَعَلَهُ اللَّهُ رَحْمَةً لِلْمُؤْمِنِينَ، فَلَيْسَ مِنْ عَبْدٍ يَقَعُ الطَّاعُونُ فَيَمْكُثُ فِي بَلَدِهِ صَابِرًا، يَعْلَمُ أَنَّهُ لَنْ يُصِيبَهُ إِلاَّ مَا كَتَبَ اللَّهُ لَهُ، إِلاَّ كَانَ لَهُ مِثْلُ أَجْرِ الشَّهِيدِ". تَابَعَهُ النَّضْرُ عَنْ دَاوُدَ.