Sahihu i Buhariut — Hadithi 5734

31. Nënkapitulli: Shpërblimi i atij që e duron murtajën

5734. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth murtajës, e në atë rast ai iu përgjigj: “Ajo ka qenë një lloj dënimi i Allahut, të cilin e çonte mbi këdo që dëshironte, porse për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nëse një rob i Allahut vazhdon të qëndrojë në vendin e tij ku ka rënë murtaja, duke e ditur se s'ka mundësi ta godasë diçka tjetër pos asaj që Allahu e ka caktuar për të, do të shpërblehet sikurse shehidi.”

Transmetimin e Habanit e fuqizion Nadri nga Davudi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5734

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?