Sahihu i Buhariut — Hadithi 5735

Mjekësia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberin ﷺ e goditi sëmundja e vdekjes, ia lexonte vetes suret kërkimmbrojtëse (Ihlas, Felek dhe Nas) duke fryrë në duar e pastaj duke e fërkuar trupin. Por, kur sëmundja iu rëndua, ia lexoja unë suret dhe pastaj, me dorën e tij, ia përshkoja trupin, duke shpresuar në bereqetin e saj (dorës së tij).” Mameri thotë: “E kam pyetur Zuhriun: “Si frynte?” Tha: “Frynte në dy duart e tij, pastaj fërkonte me to fytyrën e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَنْفُثُ عَلَى نَفْسِهِ فِي الْمَرَضِ الَّذِي مَاتَ فِيهِ بِالْمُعَوِّذَاتِ، فَلَمَّا ثَقُلَ كُنْتُ أَنْفِثُ عَلَيْهِ بِهِنَّ، وَأَمْسَحُ بِيَدِ نَفْسِهِ لِبَرَكَتِهَا. فَسَأَلْتُ الزُّهْرِيَّ: كَيْفَ يَنْفِثُ؟ قَالَ: كَانَ يَنْفِثُ عَلَى يَدَيْهِ، ثُمَّ يَمْسَحُ بِهِمَا وَجْهَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5735