Sahihu i Buhariut — Hadithi 5735

32. Nënkapitulli: Rukja me Kuran dhe suret kërkimmbrojtëse

5735. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberin ﷺ e goditi sëmundja e vdekjes, ia lexonte vetes suret kërkimmbrojtëse (Ihlas, Felek dhe Nas) duke fryrë në duar e pastaj duke e fërkuar trupin. Por, kur sëmundja iu rëndua, ia lexoja unë suret dhe pastaj, me dorën e tij, ia përshkoja trupin, duke shpresuar në bereqetin e saj (dorës së tij).”

Mameri thotë: “E kam pyetur Zuhriun: “Si frynte?” Tha: “Frynte në dy duart e tij, pastaj fërkonte me to fytyrën e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5735

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?