Sahihu i Buhariut — Hadithi 5748

Mjekësia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Çdo natë, kur i Dërguari i Allahut ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suren Ihlas dhe dy suret kërkimmbrojtëse, e më pas e përshkonte fytyrën dhe trupin aq sa kishte mundësi.” Aishja thotë: “E, kur u sëmur, më urdhëronte mua që të veproja ashtu me të.” Junusi thotë: “E kam parë Ibn Shihabin duke vepruar kështu sa herë binte në shtrat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا أَوَى إِلَى فِرَاشِهِ نَفَثَ فِي كَفَّيْهِ بِقُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ وَبِالْمُعَوِّذَتَيْنِ جَمِيعًا، ثُمَّ يَمْسَحُ بِهِمَا وَجْهَهُ، وَمَا بَلَغَتْ يَدَاهُ مِنْ جَسَدِهِ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَلَمَّا اشْتَكَى كَانَ يَأْمُرُنِي أَنْ أَفْعَلَ ذَلِكَ بِهِ. قَالَ يُونُسُ: كُنْتُ أَرَى ابْنَ شِهَابٍ يَصْنَعُ ذَلِكَ إِذَا أَوَى إِلَى فِرَاشِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5748