Sahihu i Buhariut — Hadithi 5748
39. Nënkapitulli: Të pështyerit lehtë gjatë rukjes
5748. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Çdo natë, kur i Dërguari i Allahut ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suren Ihlas dhe dy suret kërkimmbrojtëse, e më pas e përshkonte fytyrën dhe trupin aq sa kishte mundësi.”
Aishja thotë: “E, kur u sëmur, më urdhëronte mua që të veproja ashtu me të.”
Junusi thotë: “E kam parë Ibn Shihabin duke vepruar kështu sa herë binte në shtrat.”