Sahihu i Buhariut — Hadithi 5771

Mjekësia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Seleme tregon se, më vonë, e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Bagëtitë e sëmura të mos u prijnë bagëtive të shëndosha!” Sa i përket hadithit që më parë e kishte transmetuar vetë, Ebu Hurejra më vonë e kundërshtonte atë. Ne i thamë: “A nuk na ke treguar më parë hadithin: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu...” ? Atëherë ai (nga hidhërimi) murmuriti diçka në gjuhën etiopase. Ebu Seleme thotë: “Nuk kam parë ndonjëherë të ketë harruar ndonjë hadith, përveç këtij.”

Arabisht

وَعَنْ أَبِي سَلَمَةَ: سَمِعَ أَبَا هُرَيْرَةَ بَعْدُ يَقُولُ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ يُورِدَنَّ مُمْرِضٌ عَلَى مُصِحٍّ". وَأَنْكَرَ أَبُو هُرَيْرَةَ حَدِيثَ الأَوَّلِ قُلْنَا: أَلَمْ تُحَدِّثْ أَنَّهُ: " لاَ عَدْوَى" ؟ فَرَطَنَ بِالْحَبَشِيَّةِ. قَالَ أَبُو سَلَمَةَ: فَمَا رَأَيْتُهُ نَسِيَ حَدِيثًا غَيْرَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5771