Sahihu i Buhariut — Hadithi 5771

53. Nënkapitulli: S’ka ogurzezë nga kukuvajka

5771. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Seleme tregon se, më vonë, e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Bagëtitë e sëmura të mos u prijnë bagëtive të shëndosha!”
Sa i përket hadithit që më parë e kishte transmetuar vetë, Ebu Hurejra më vonë e kundërshtonte atë. Ne i thamë: “A nuk na ke treguar më parë hadithin: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu...”? Atëherë ai (nga hidhërimi) murmuriti diçka në gjuhën etiopase.
Ebu Seleme thotë: “Nuk kam parë ndonjëherë të ketë harruar ndonjë hadith, përveç këtij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5771

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?