Zuhriu na ka thënë: Më ka rrëfyer Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri . ” 1 Ndërkohë, një beduin pyeti: “E si ndodh atëherë që, devetë e mia, teksa janë duke ecur nëpër rërë sikur të ishin antilopë, ndërkohë vijnë disa deve të zgjebosura dhe ua bartin zgjebën të tjerave?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po tek e para kush e kaloi sëmundjen?”
وَعَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سِنَانُ بْنُ أَبِي سِنَانٍ الدُّؤَلِيُّ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لاَ عَدْوَى". فَقَامَ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: أَرَأَيْتَ الإِبِلَ تَكُونُ فِي الرِّمَالِ أَمْثَالَ الظِّبَاءِ فَيَأْتِيهِ الْبَعِيرُ الأَجْرَبُ فَتَجْرَبُ؟ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "فَمَنْ أَعْدَى الأَوَّلَ؟"