Sahihu i Buhariut — Hadithi 5775
54. Nënkapitulli: Sëmundja nuk bartet vetvetiu
5775. Nga: Ebu Hurejra
Zuhriu na ka thënë: Më ka rrëfyer Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri.”1 Ndërkohë, një beduin pyeti: “E si ndodh atëherë që, devetë e mia, teksa janë duke ecur nëpër rërë sikur të ishin antilopë, ndërkohë vijnë disa deve të zgjebosura dhe ua bartin zgjebën të tjerave?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po tek e para kush e kaloi sëmundjen?”