Sahihu i Buhariut — Hadithi 5810

Veshjet · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: - Një grua solli një pelerinë. E dini ç'është pelerina? - Po, petk i gjatë i qëndisur në skaje, - iu përgjigjën të pranishmit. Pastaj vazhdoi: “Gruaja në fjalë i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, e kam thurur me dorën time dhe ta kam sjellë që ta veshësh.” I Dërguari i Allahut ﷺ e mori ngaqë kishte nevojë për të. Kur doli ndër ne, ndërkohë e kishte mbështjellë si rrobë të poshtme, njëri prej të pranishmëve e preku me dorë dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut, mund të ma japësh? - “Po” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pejgamberi ﷺ, pasi qëndroi aty aq sa deshi Allahu, shkoi ta palosë dhe ia dërgoi këtij personi pelerinën në fjalë. Njerëzit i thanë: “Nuk bëre mirë që ia kërkove! Ti e dije se ai nuk refuzon askënd që i kërkon diçka!” Ai tha: “Betohem në Allahun se nuk ia kërkova për diçka tjetër përveçse për të qenë qefini im, ditën kur të vdes.” Sehli tha: “Dhe, ashtu ndodhi, ajo i shërbeu si qefin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: جَاءَتِ امْرَأَةٌ بِبُرْدَةٍ - قَالَ سَهْلٌ: هَلْ تَدْرُونَ مَا الْبُرْدَةُ؟ قَالَ: نَعَمْ، هِيَ الشَّمْلَةُ، مَنْسُوجٌ فِي حَاشِيَتِهَا - قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي نَسَجْتُ هَذِهِ بِيَدِي، أَكْسُوكَهَا. فَأَخَذَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مُحْتَاجًا إِلَيْهَا، فَخَرَجَ إِلَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَإِنَّهَا لَإِزَارُهُ، فَجَسَّهَا رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اكْسُنِيهَا. قَالَ: "نَعَمْ". فَجَلَسَ مَا شَاءَ اللَّهُ فِي الْمَجْلِسِ، ثُمَّ رَجَعَ فَطَوَاهَا، ثُمَّ أَرْسَلَ بِهَا إِلَيْهِ. فَقَالَ لَهُ الْقَوْمُ: مَا أَحْسَنْتَ. سَأَلْتَهَا إِيَّاهُ وَقَدْ عَرَفْتَ أَنَّهُ لاَ يَرُدُّ سَائِلاً. فَقَالَ الرَّجُلُ: وَاللَّهِ مَا سَأَلْتُهَا إِلاَّ لِتَكُونَ كَفَنِي يَوْمَ أَمُوتُ. قَالَ سَهْلٌ: فَكَانَتْ كَفَنَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5810