Muhamed ibn Ebu Bekri më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë natës, Pejgamberi ﷺ rezervonte një hasër në të cilën falej, kurse gjatë ditës e shtrinte dhe ulej në të. Njerëzit mblidheshin te Pejgamberi ﷺ dhe faleshin pas tij, derisa u rrit numri i tyre. Atëherë Pejgamberi ﷺ u kthye nga ata dhe u tha: “O ju njerëz, bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) derisa ju të mërziteni (nga veprat) . Veprat më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet, edhe nëse janë të pakta.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ سَعِيدِ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَحْتَجِرُ حَصِيرًا بِاللَّيْلِ فَيُصَلِّي، وَيَبْسُطُهُ بِالنَّهَارِ فَيَجْلِسُ عَلَيْهِ، فَجَعَلَ النَّاسُ يَثُوبُونَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَيُصَلُّونَ بِصَلاَتِهِ حَتَّى كَثُرُوا. فَأَقْبَلَ فَقَالَ: "يَا أَيُّهَا النَّاسُ، خُذُوا مِنَ الأَعْمَالِ مَا تُطِيقُونَ، فَإِنَّ اللَّهَ لاَ يَمَلُّ حَتَّى تَمَلُّوا، وَإِنَّ أَحَبَّ الأَعْمَالِ إِلَى اللَّهِ مَا دَامَ وَإِنْ قَلَّ".