Sahihu i Buhariut — Hadithi 5861
43. Nënkapitulli: Ulja në hasër a në diçka të ngjashme
5861. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Ebu Bekri më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë natës, Pejgamberi ﷺ rezervonte një hasër në të cilën falej, kurse gjatë ditës e shtrinte dhe ulej në të. Njerëzit mblidheshin te Pejgamberi ﷺ dhe faleshin pas tij, derisa u rrit numri i tyre. Atëherë Pejgamberi ﷺ u kthye nga ata dhe u tha: “O ju njerëz, bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) derisa ju të mërziteni (nga veprat). Veprat më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet, edhe nëse janë të pakta.”