Sahihu i Buhariut — Hadithi 5876

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ mori një unazë ari, e, kur e vinte atë, gurin e kthente nga shuplaka. Më pas, edhe njerëzit morën unaza ari. Kështu, Pejgamberi ﷺ hipi në minber, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Unë pata vënë këtë unazë, por nuk do ta mbaj më atë.” Atëherë, ai e hodhi unazën, e edhe njerëzit i hodhën ato.” Xhuvejriu thotë: “Mendoj se ka thënë: “Në dorën e djathtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ عَنْ نَافِعٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ حَدَّثَهُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ اصْطَنَعَ خَاتَمًا مِنْ ذَهَبٍ، وَجَعَلَ فَصَّهُ فِي بَطْنِ كَفِّهِ إِذَا لَبِسَهُ. فَاصْطَنَعَ النَّاسُ خَوَاتِيمَ مِنْ ذَهَبٍ، فَرَقِيَ الْمِنْبَرَ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، فَقَالَ: "إِنِّي كُنْتُ اصْطَنَعْتُهُ، وَإِنِّي لاَ أَلْبَسُهُ". فَنَبَذَهُ فَنَبَذَ النَّاسُ. قَالَ جُوَيْرِيَةُ: وَلاَ أَحْسِبُهُ إِلاَّ قَالَ: فِي يَدِهِ الْيُمْنَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5876