Sahihu i Buhariut — Hadithi 5876

53. Nënkapitulli: Ai që e kthen gurin e unazës nga shuplaka

5876. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ mori një unazë ari, e, kur e vinte atë, gurin e kthente nga shuplaka. Më pas, edhe njerëzit morën unaza ari. Kështu, Pejgamberi ﷺ hipi në minber, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Unë pata vënë këtë unazë, por nuk do ta mbaj më atë.”
Atëherë, ai e hodhi unazën, e edhe njerëzit i hodhën ato.”
Xhuvejriu thotë: “Mendoj se ka thënë: “Në dorën e djathtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5876

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?