Sahihu i Buhariut — Hadithi 5880

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka rrëfyer ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit mora pjesë te Pejgamberi ﷺ dhe namazin e fali para hutbes.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Vehbiu shton në transmetimin e tij nga Ibn Xhurejxhi: “Pastaj shkoi te gratë, të cilat i hidhnin byzylykët dhe unazat në rrobën e Bilalit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَنَا الْحَسَنُ بْنُ مُسْلِمٍ عَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: شَهِدْتُ الْعِيدَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ، فَصَلَّى قَبْلَ الْخُطْبَةِ. قَالَ أَبُو عَبْدِاللهِ: وَزَادَ ابْنُ وَهْبٍ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: فَأَتَى النِّسَاءَ، فَجَعَلْنَ يُلْقِينَ الْفَتَخَ وَالْخَوَاتِيمَ فِي ثَوْبِ بِلاَلٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5880