Sahihu i Buhariut — Hadithi 5880
56. Nënkapitulli: Unaza për gratë
Aishja mbante unaza ari.
5880. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Asimi na ka thënë: Na ka rrëfyer ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit mora pjesë te Pejgamberi ﷺ dhe namazin e fali para hutbes.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Vehbiu shton në transmetimin e tij nga Ibn Xhurejxhi: “Pastaj shkoi te gratë, të cilat i hidhnin byzylykët dhe unazat në rrobën e Bilalit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5880
Fjalë të panjohura?