Sahihu i Buhariut — Hadithi 5881

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli ditën e Bajramit dhe e fali namazin dy rekate, e nuk u fal as para, as pas tij. Pastaj shkoi te gratë, të cilat i urdhëroi të japin lëmoshë. Kështu, kishte grua që jepte vathët dhe gjerdanët e saj të thjeshtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَرْعَرَةَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ عَدِيِّ بْنِ ثَابِتٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ عِيدٍ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ، لَمْ يُصَلِّ قَبْلُ وَلاَ بَعْدُ، ثُمَّ أَتَى النِّسَاءَ فَأَمَرَهُنَّ بِالصَّدَقَةِ، فَجَعَلَتِ الْمَرْأَةُ تَصَدَّقُ بِخُرْصِهَا وَسِخَابِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5881