Sahihu i Buhariut — Hadithi 5881

57. Nënkapitulli: Gjerdanet e zakonshme dhe gjerdanet e thjeshta (si toja, pa gjëra të çmueshme) për gratë

Domethënë gjerdanet me aromë të këndshme apo parfumi.

5881. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli ditën e Bajramit dhe e fali namazin dy rekate, e nuk u fal as para, as pas tij. Pastaj shkoi te gratë, të cilat i urdhëroi të japin lëmoshë. Kështu, kishte grua që jepte vathët dhe gjerdanët e saj të thjeshtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5881

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?