Sahihu i Buhariut — Hadithi 5882

Veshjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Abde, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Humbi një gjerdan i Esmës. Kështu, Pejgamberi ﷺ dërgoi disa burra për ta kërkuar. Ata i zuri koha e namazit, ndërkohë nuk kishin abdes dhe nuk gjenin ujë, andaj u falën pa abdes. Këtë ia treguan Pejgamberit ﷺ dhe, si rrjedhojë, Allahu e zbriti ajetin e tejemumit. Ibn Numejri transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja e kishte huazuar (gjerdanin) prej Esmës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا عَبْدَةُ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: هَلَكَتْ قِلاَدَةٌ لأَسْمَاءَ، فَبَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ فِي طَلَبِهَا رِجَالاً، فَحَضَرَتِ الصَّلاَةُ وَلَيْسُوا عَلَى وُضُوءٍ وَلَمْ يَجِدُوا مَاءً، فَصَلَّوْا وَهُمْ عَلَى غَيْرِ وُضُوءٍ، فَذَكَرُوا ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَأَنْزَلَ اللَّهُ آيَةَ التَّيَمُّمِ. زَادَ ابْنُ نُمَيْرٍ عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ عَائِشَةَ: اسْتَعَارَتْ مِنْ أَسْمَاءَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5882