Sahihu i Buhariut — Hadithi 5882

58. Nënkapitulli: Huazimi i qaforeve

5882. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Abde, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Humbi një gjerdan i Esmës. Kështu, Pejgamberi ﷺ dërgoi disa burra për ta kërkuar. Ata i zuri koha e namazit, ndërkohë nuk kishin abdes dhe nuk gjenin ujë, andaj u falën pa abdes. Këtë ia treguan Pejgamberit ﷺ dhe, si rrjedhojë, Allahu e zbriti ajetin e tejemumit.
Ibn Numejri transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja e kishte huazuar (gjerdanin) prej Esmës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5882

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?