Sahihu i Buhariut — Hadithi 5891

Veshjet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Natyrshmëria është në pesë: 1. Në synetllëk, 2. Rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme) , 3. Shkurtimin e mustaqeve, 4. Prerjen e thonjve dhe 5. Shkuljen e qimeve të sqetullave.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "الْفِطْرَةُ خَمْسٌ: ١. الْخِتَانُ، ٢. وَالاِسْتِحْدَادُ، ٣. وَقَصُّ الشَّارِبِ، ٤. وَتَقْلِيمُ الأَظْفَارِ، ٥. وَنَتْفُ الآبَاطِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5891