Sahihu i Buhariut — Hadithi 5891

64. Nënkapitulli: Prerja e thonjve

5891. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Natyrshmëria është në pesë:
1. Në synetllëk,
2. Rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme),
3. Shkurtimin e mustaqeve,
4. Prerjen e thonjve dhe
5. Shkuljen e qimeve të sqetullave.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5891

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?