Sahihu i Buhariut — Hadithi 590

Kohët e namazit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Atë që ia ka marrë shpirtin (Pejgamberit ﷺ) se ai kurrë nuk i ka braktisur këto dy rekate (pas ikindisë), derisa e ka takuar Allahun ﷻ. E, Allahun e ka takuar vetëm pasi i është vështirësuar falja e namazit (për shkak të shëndetit), andaj shpesh i falte ulur. - Domethënë, dy rekatet pas ikindisë. Mirëpo, asnjëherë nuk i falte në xhami, nga frika se do ta ngarkonte umetin, ndërkohë atij i pëlqente t'ua lehtësonte gjërat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ أَيْمَنَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي أَنَّهُ، سَمِعَ عَائِشَةَ قَالَتْ: وَالَّذِي ذَهَبَ بِهِ مَا تَرَكَهُمَا حَتَّى لَقِيَ اللَّهَ، وَمَا لَقِيَ اللَّهَ تَعَالَى حَتَّى ثَقُلَ عَنِ الصَّلاَةِ، وَكَانَ يُصَلِّي كَثِيرًا مِنْ صَلاَتِهِ قَاعِدًا - تَعْنِي الرَّكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْعَصْرِ - وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّيهِمَا، وَلاَ يُصَلِّيهِمَا فِي الْمَسْجِدِ مَخَافَةَ أَنْ يُثَقِّلَ عَلَى أُمَّتِهِ، وَكَانَ يُحِبُّ مَا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/590