Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam parë dikë të duket më bukur në rroba të kuqe sesa Pejgamberin ﷺ.” (Buhariu thotë) Disa transmetues bashkëkohës të mi më kanë treguar nga Maliku se ka thënë: “Flokët i kishte të gjatë, deri afër supeve.” Ebu Is'haku tregon: “Disa herë e kam dëgjuar Berain duke na e treguar këtë hadith dhe, sa herë që na e tregonte, buzëqeshte.” Shuëbe ka thënë: “Flokët e tij arrinin deri në pulpë të veshit.”
حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ: سَمِعْتُ الْبَرَاءَ يَقُولُ: مَا رَأَيْتُ أَحَدًا أَحْسَنَ فِي حُلَّةٍ حَمْرَاءَ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ. قَالَ بَعْضُ أَصْحَابِي عَنْ مَالِكٍ: إِنَّ جُمَّتَهُ لَتَضْرِبُ قَرِيبًا مِنْ مَنْكِبَيْهِ. قَالَ أَبُو إِسْحَاقَ: سَمِعْتُهُ يُحَدِّثُهُ غَيْرَ مَرَّةٍ، مَا حَدَّثَ بِهِ قَطُّ إِلاَّ ضَحِكَ. قَالَ شُعْبَةُ: شَعَرُهُ يَبْلُغُ شَحْمَةَ أُذُنِهِ.