Sahihu i Buhariut — Hadithi 5901

68. Nënkapitulli: Kaçurrelat

5901. Nga: Bera ibn Azibi

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam parë dikë të duket më bukur në rroba të kuqe sesa Pejgamberin ﷺ.”
(Buhariu thotë) Disa transmetues bashkëkohës të mi më kanë treguar nga Maliku se ka thënë: “Flokët i kishte të gjatë, deri afër supeve.”
Ebu Is'haku tregon: “Disa herë e kam dëgjuar Berain duke na e treguar këtë hadith dhe, sa herë që na e tregonte, buzëqeshte.”
Shuëbe ka thënë: “Flokët e tij arrinin deri në pulpë të veshit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5901

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?