Sahihu i Buhariut — Hadithi 5934

Veshjet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky e ka dëgjuar Hasen ibn Muslim ibn Jenakun, e këtij i ka treguar Safije bint Shejbe se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një vajzë ensare u martua dhe, pasi u sëmur, i ranë flokët. Familja e saj deshën t'ia vazhdojnë flokët, andaj e pyetën Pejgamberin ﷺ, i cili u tha: “Allahu i ka mallkuar ato që ia zgjasin (vazhdojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten (t'u vazhdohen) flokët e tyre (me flokë të tjerë) .” Transmetimin e Amër ibn Murrës e ka fuqizuar Ibn Is'haku nga Eban ibn Salihu, e ky nga Haseni, e ky nga Safija, e kjo nga Aishja.

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ عَمْرِو بْنِ مُرَّةَ قَالَ: سَمِعْتُ الْحَسَنَ بْنَ مُسْلِمِ بْنِ يَنَّاقٍ يُحَدِّثُ عَنْ صَفِيَّةَ بِنْتِ شَيْبَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ جَارِيَةً مِنَ الأَنْصَارِ تَزَوَّجَتْ، وَأَنَّهَا مَرِضَتْ، فَتَمَعَّطَ شَعَرُهَا، فَأَرَادُوا أَنْ يَصِلُوهَا، فَسَأَلُوا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "لَعَنَ اللَّهُ الْوَاصِلَةَ وَالْمُسْتَوْصِلَةَ". تَابَعَهُ ابْنُ إِسْحَاقَ عَنْ أَبَانَ بْنِ صَالِحٍ عَنِ الْحَسَنِ عَنْ صَفِيَّةَ عَنْ عَائِشَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5934