Sahihu i Buhariut — Hadithi 5934

83. Nënkapitulli: Zgjatja (vazhdimi) i flokëve (me flokë të tjerë)

5934. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky e ka dëgjuar Hasen ibn Muslim ibn Jenakun, e këtij i ka treguar Safije bint Shejbe se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një vajzë ensare u martua dhe, pasi u sëmur, i ranë flokët. Familja e saj deshën t'ia vazhdojnë flokët, andaj e pyetën Pejgamberin ﷺ, i cili u tha: “Allahu i ka mallkuar ato që ia zgjasin (vazhdojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten (t'u vazhdohen) flokët e tyre (me flokë të tjerë).”

Transmetimin e Amër ibn Murrës e ka fuqizuar Ibn Is'haku nga Eban ibn Salihu, e ky nga Haseni, e ky nga Safija, e kjo nga Aishja.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5934

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?