Sahihu i Buhariut — Hadithi 5935

Veshjet · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Ahmed ibn Mikdami më ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Mensur ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar nëna e tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Unë e kam fejuar vajzën time, por pastaj ajo u sëmur dhe i ranë flokët, ndërsa burri i saj më nxit për të (të martohet më shpejt). Andaj, a t'ia vazhdoj flokët?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i mallkoi ato që i zgjasin (shtojnë) flokët e tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten (t'u shtohen) flokët.”

Arabisht

حَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ الْمِقْدَامِ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا مَنْصُورُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ [قَالَ]: حَدَّثَتْنِي أُمِّي عَنْ أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ امْرَأَةً جَاءَتْ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: إِنِّي أَنْكَحْتُ ابْنَتِي، ثُمَّ أَصَابَهَا شَكْوَى فَتَمَرَّقَ رَأْسُهَا، وَزَوْجُهَا يَسْتَحِثُّنِي بِهَا، أَفَأَصِلُ رَأْسَهَا؟ فَسَبَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْوَاصِلَةَ وَالْمُسْتَوْصِلَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5935