Sahihu i Buhariut — Hadithi 5935

83. Nënkapitulli: Zgjatja (vazhdimi) i flokëve (me flokë të tjerë)

5935. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Ahmed ibn Mikdami më ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Mensur ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar nëna e tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Unë e kam fejuar vajzën time, por pastaj ajo u sëmur dhe i ranë flokët, ndërsa burri i saj më nxit për të (të martohet më shpejt). Andaj, a t'ia vazhdoj flokët?”

Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i mallkoi ato që i zgjasin (shtojnë) flokët e tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten (t'u shtohen) flokët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5935

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?